![B-52 Premium Quality Ice Cube](https://b52.al/wp-content/uploads/2023/10/b52_premium_ice.png)
Historiku
ARSTL Group i ka gjenezat ne vitin 1998. ARSTL Group u krijua nga bashkimi i tre kompanive të mëdha, Arseni Sh.p.k., TL-08 sh.p.k. dhe GAMM 2012 Sh.p.k.
Arseni Sh.p.k. u themelua në vitin 1998 si prodhues ekskluziv i markave tona dhe gjithashtu mbulon import-eksportet për disa marka të njohura ndërkombëtare.
TL-08 Sh.p.k. u themelua në vitin 2008 dhe mbulon Distribucion-Shpërndarjen e produkteve tona në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin.
GAMM 2012 Sh.p.k. u themelua në vitin 2012 dhe mbulon shërbimet e marketingut për të gjithë ARSTL Group.
ARSTL Group fillimisht e nisi aktivitetin si importues dhe distributor ekskluziv i disa prej markave më të njohura të kohës ku bëri të mundur shtrirjen në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Me kalimin e kohës falë vizionit dhe strategjisë së saj, ARSTL Group vendosi të bashkëpunojë me kompaninë e mirënjohur Austriake Akras Flavors Gmbh në investimin e një fabrike moderne prodhim-ambalazhimi pranë qytetit të Shkodrës.
Vlera e investimit në fabrikën Arseni Sh.p.k është mbi 15 milionë Euro. Teknologjia Austriake e përzgjedhur në fabrikën Arseni Sh.p.k është konsideruar si teknologjia më moderne e prodhim-ambalazhimit në Ballkan.
Portofoli i produkteve të ARSTL Group u zgjerua vit pas viti dhe sot numëron disa nga markat më të njohura dhe më të konsumuara në të gjithë Shqipërinë, mjafton të përmendim markat si Tropikal, B-52 Energy Drink, B-2 Power Drink, All Natural Iced Tea, Loti i Zanave, Acqua Julia etj. Të gjitha produktet që ARSTL Group tregton janë të çertifikuara me standartet më të njohura ndërkombëtare si: ISO UNI-EN-ISO 22000:2005, CDQ ITALIA CERTIFICATO DI QUALITA, ICDQ CERTIFIED QUALITY.