![B-52 For Slim Ice Cube](https://b52.al/wp-content/uploads/2023/10/b52_slim_ice.png)
B-52
For Slimming
B-52 For Slimming është pije energjike pa kalori dhe në të njëjtën kohë e prodhuar nga të gjithë përbërësit që na japin gjallërinë e duhur për të përballuar aktivitetin fizik dhe mendor dhe për të rikuperuar lodhjen. Formula unike e B-52 For Slimming është krijuar nga kompania Austriake me famë botërore Akras Flavors Gmbh.
Përbërësit për B-52 For Slimming importohen nga Austria, vend i cili njihet për rigorizitetin dhe standartet e larta të cilësisë. Prodhim-ambalazhimi realizohet nga ARSTL Group me një teknologji të fjalës së fundit. I gjithë procesi i prodhim-ambalazhimit monitorohet nga ekspertët Austriakë të Akras Gmbh.
Të konsumohet mbi moshën 16 vjeç dhe maksimumi deri në 3 kanaçe në ditë! Rekomandohet të konsumohet i ftohtë.
Benefitet e B-52 For Slimming
B-52 For Slimming ndihmon për mbajtjen e dietave dhe dobësimit për personat që duan të jetojnë shëndetshëm dhe në harmoni me linjat perfekte. B-52 For Slimming ruan vlerat për stimulimin e metabolizmit, gjendjen emocionale dhe jep energjinë e nevojshme që i duhet trupit të njeriut.
Nuk përmban sheqer dhe si rrjedhojë nuk ju ngarkon me kalori. Stimulon vigjilencën mendore dhe fizike. Përmban Taurinë, aminoacid me funksione thelbësore në organizëm.
Përmban vitamina B që përforcojnë memorien dhe reduktojne lodhjen (në B52 For Slimming sasia e vitaminës B6 përmbahet në dozën e duhur, pasi doza më të larta se 100 mg në ditë kanë efekte anësore në organizëm).
Ekstraktet e Çajit Jeshil dhe Agjinares (Artichoke) janë të njohura për forcën e tyre antioksiduese si dhe për stimulimin e metabolizmit, duke e bërë B52 For Slimming të favorshme për shumë nga ata që duan të humbasin peshë.
Zëvendësimi i sheqerit me derivate “Stevia” e bën B52 For Slimming pije superiore në krahasim me pijet dietike që përmbajnë embëlsues artificial.
Rekomandohet të konsumohet
– Nga persona që nuk dëshirojnë sheqer në dietën e tyre.
– Nga persona që dëshirojnë të jetojnë shëndetshëm dhe në harmoni me linjat perfekte të trupit.